11:52 / 30.06.2019
Levy ofron Eriksenin te Reali
Presidenti i Tottenhamit, Daniel Levy ka ofruar lojtarin e tyre, Christian Eriksen te Real Madridi.
Mediet angleze thonë se ai i ka thirrur drejtuesit e Realit për ta ofruar lojtarin.
27-vjeçari ka refuzuar të vazhdojë kontratën më ekipin anglez, dhe Levy po mundohet të fitojë disa para nga lojtari sepse ai verën e ardhshme mund të largohet si lojtar i lirë.
Çmimi i Tottenhamit më herët ka qenë 150 milionë, mirëpo tash është zbritur në 70 milionë euro.























