Ky është programi i nesërm në Mirëmëngjesi Kosovë
RTKlive
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafir i parë do të jetë Prof. Arsim Canolli,mentor i projektit
i vëllimit të librave "kujtesa e Kosovës".
Kurse Besa Ismaili, profesoreshë në Fakultetin e Studimeve Islame,bashkë-organizatore e konferencës, do të flas për konferencën "të gjithë së bashku me një zë", në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Ndërsa Bekim Ramku nga Fondacioni Kosovar i Arkitekturës, do të flas për 'JAVËN E ARKITEKTURËS 2019".
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























