Përfundon Kuvendi i AAK-së, prezantohet slogani i ri
BKT
Lajme

Përfundon Kuvendi i AAK-së, prezantohet slogani i ri

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka miratuar sloganin e ri të partisë në Kuvendin e Punës.

“Ne guxojmë me krijue” është slogani i AAK-së, propozim ky i kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj.

Ky vendim është marr në Kuvendin e Punës që është mbajtur sot.
 
“Mbi 600 delegatë, gjatë punimeve të Kuvendit, diskutuan për ndryshimet në statutin e Partisë, krijimin e Departamentit të Gruas, të Akademisë Politike, Kodit të Etikes dhe platformën e zhvillimit ekonomik, të cilat u votuan me shumicë votash nga 602 delegatët në Kuvend”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

Sipas AAK-së Kuvendi ka qenë pjesë e agjendës së rregullt të punës dhe mbahet një vit pas kuvendit të rregullt zgjedhor të Partisë.


MË SHUME NGA Lajme