16:56 / 30.06.2019
Vetëm 15.5 % dalja e votuesve deri në orën 15:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë shifra të tjera të përditësuara për votimin deri në orën 15:00.
Zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxha tha se deri tani procesi ka vijuar normalisht dhe se pjesëmarrja deri në orën 15:00 ka qenë 15.5%.
Pra kur kanë ngelur ende edhe 4 orë nga orari zyrtar i votimit. Në total kanë votuar 546 388 zgjedhës, Tirana me numrin më të madh të votuesve.























