Liridon Kalenderi triumfoi në Kulla 2019
BKT
Sport

Liridon Kalenderi triumfoi në Kulla 2019

Gara më atraktive dhe e shumëpritur në disiplinën malore të automobilizmit në Kampionatin e Kosovës, e vlefshme edhe për FIA CEZ (Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit për Zonën e Evropës Qendrore) ka përfunduar me triumfin e Liridon Kalenderit.

Anëtari i Auto Klubit Prizreni D&G, me Mitsubishi Evo 9, distancën prej 5.6 kilometra e kaloi për kohën 03:14.374 minuta.

“Ishte një garë mjaft e mirë, atraktive dhe e organizuar mirë. Jam i kënaqur me suksesin, sepse pas dy vjet investimesh, vetëm tash kam arritur ta njoh si duhet veturën. Besoj se tashmë është në gjendjen e duhur për të kërkuar rezultate edhe më të mira dhe gara e sotme ishte përgatitje për Evropë, ku synoj të marrë pjesë në disa gara dhe të arrij rezultate të mira”, ka thënë Kalenderi pas fitores në Kullë.

Pozita e dytë në plasmanin e përgjithshëm i takoi Vasilije Jaksic  (Honda Civic) nga Mali i Zi me kohën 03:29.395, ndërsa podiumi i fituesve u plotësua me Belkim Fazliu me Renault Megane RS me kohën 03:36.460 minuta.

Pjesëmarrës në garë veç garuesve vendorë ishin edhe ata nga Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Gara përfundoi pa asnjë problem, ndërsa Federata e Auto Sportit e Kosovës (FASK) i falënderon të gjithë ata që kontribuuan në mbarëvajtjen e saj.

Rezultatet:

Klasa 1 (deri 1150 ccm – A)

1.Ismail Smani (Yugo – Prizreni D&G) 03:58.828

2.Liridon Hajrizaj (Yugo – Peja Visari) 04:31.295

Klasa 2 (1150-1400 ccm – N)

1.Leotrim Bytyqi (Peugeot 106 – Ferizaj) 03:57.879

2.Alban Berisha (Suzuki Swift – Prizreni D&G) 04:04.601

3.Hyseni Hyseni (Peugeot 106 – Ferizaj) 04:14.917

Klasa 3 (1150-1400 ccm – E1)

1.Valon Mehmeti (Lupo – Prishtina RT) 03:51.580

2.Fatos Krasniqi (Opel Corsa – Prizreni D&G) 04.01.626

3.Besnik Morina (Suzuki Swift – Drenica) 04:06.35

Klasa 4 (1400 -1600 ccm – S)

1.Premtor Taraku (Honda Civic – Eurogoma RT) 03:43.588

2.Alteron Sylmeta (Honda EG6 – Gjakova 137) 04:09.332

Klasa 5 (1400-2000 ccm – N)

1.Yll Rugova (Honda Type R – HCR Gjakova) 03:42.741

2.Kushtrim Bytyqi (Renault RS – Ferizaj) 03:48161

3.Selim Tahirsylaj (BMW 320i – DTM) 04:17.637

 

Klasa 6 (1600-2000 ccm – E1, A, SP)

1.Bekim Kadria (Opel GSI – Gjakova 137) 03:40.530