VIDEO - Sukseset e kosovarëve në Kanada
BKT
Lajme

VIDEO - Sukseset e kosovarëve në Kanada

Dardan Isufi me origjinë nga Kamenica është një prej sipërmarrësve të suksesshëm në fushën e teknologjisë së informacionit në Kanada. “Eva” është ideja e dy të sapodiplomuarve, Raphael Gaudreault inxhinier softuerik 23-vjeçar me diplomë nga Laval University dhe Dardan Isufi 22-vjeç me diplomë nga McGill në fushën e shkencave politike.

Dardani 20 vite më parë shkoi si refugjat në Montreal të Kanadasë, atëherë kur lufta ishte në kulmin e saj.

Por sot, në kohën e epokës së teknologjisë së informacionit dhe aplikacioneve, listës së sipërmarrësve të rinj inovativ në mbarë botën i është shtuar edhe emri i tij.  Projekti “Eva”, tashmë ka marrë dritën jeshile nga qeveria provinciale e Kebekut për të operuar ligjërisht si shërbim taksie.

Aplikacioni më i ri “Eva” është një projekt i bazuar mbi ‘blockchain’ dhe është konkurruese e UBER. Vetëm për një muaj të operimit ky projekt ka regjistruar mbi 12 mijë përdorues dhe janë regjistruar mbi 500 shoferë.

Ëndrra e kosovarit është që projekti i tij të shtrijë operimin edhe në Prishtinë.

Tregime suksesi të kosovarëve në kryeqytetin e Kanadasë në Otava, do të mund t'i ndiqni së shpejti në një dokumentar special në RTK.

Më poshtë mund ta ndiqni reportazhin special të gazetares Valdete Osmani


MË SHUME NGA Lajme