Spanja U21 kampione e Evropës
BKT
Sport

Spanja U21 kampione e Evropës

Spanja U21 është kampione e Evropës, pasi në ndeshjen finale, e cila u transmetua drejtpërdrejt në RTK 1, e mposhti Gjermaninë, me rezultat 2:1.

Kësisoj, spanjollët iu hakmorën gjermanëve për humbje në finalen e vitit 2017.

Deri te trofeu spanjollët arritën me një lojë shumë të bukur dhe dy gola të shënuar, e me shumë raste të krijuara.

Rezultatin e zhbllokoi në minutë  e 7-të mesfushori i Napolit, Fabian Ruiz, me një gol nga distanca. Epërsinë në 2:0 e shtoi talenti i Dinamo Zagrebit, Daniel Olmo, në minutën e 69-të të ndeshjes.

Ndëkohë, golin e nderit për gjermanët e shënoi Nadiem Amiri, në minutën e 88-të.

Në fund, Fabian Ruiz u shpall lojtari më i mirë i turneut, derisa trofeun e kampionit kapitenit të spanjollëve Jesus Vallejo ia dorëzoi presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin.