14:34 / 01.07.2019
Befason Casillas, zbulon të ardhmen e tij!
Iker Casillas i befason të gjithë. Edhe pse u fol shumë për një tërheqje nga i futbolli i luajtur i portierit 37-vjeçar pas atakut që pësoi në zemër disa muaj më parë, ish-kapiteni i Realit të Madridit ka ndryshuar mendje pasi do të vazhdojë të luajë.
Casillas është paraqitur në ditën e parë të përgatitjeve të Portos për sezonin e ri, pasi do të respektojë kontratën që ka me klubin portugez.
“Rikthehem në punë. Dita e parë“, – mjafton ky mesazh për të kuptuar se portieri nuk do t’i japë fund me futbollin e luajtur.























