13:28 / 02.07.2019
Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafire e parë e ftuar do të jetë Genta Veliqi, makeup artist, e cila do të flasë për grimin gjatë verës.
Ndërsa mysafir tjetër do të jetë Shyqiri Bytyqi, minister i Arsimit, i cili do të na njoftoj më gjerësisht për arsimin në Kosovë si dhe për testin e maturës.
Në lidhje të drejtprdrejt do të paraqitet Ilir Abdullahu, kryeshef ekzekutiv i Ujësjellsit Prishtina me të cilin do të informohemi më shumë rreth gjendjes së ujit të pijshëm në kryeqytet.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























