14:38 / 02.07.2019
Giroud: Nuk me kanë interesuar ofertat prej klubeve franceze
Oliver Giroud insiston se prioritet e ka qëndrimin në Chelsea.
Sulmuesi e vazhdoi kontratën me Chelsean edhe pse pati oferta nga klubet franceze si Nice, Lyon dhe Marseille.
Francezi tha se nuk i ka interesuar asnjëherë të transferohet në Francë, transmeton KosovaPress.
“Aq sa e di nuk me ka interesuar të luaj në Francë, dua ta vazhdojë aventurën te Chelsea”, deklaroi ai.























