14:46 / 02.07.2019
Haradinaj: Kosova do të mbështesë dhe mbrojë qytetarët në veri
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka informuar ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefen e zyrës së BE-së në Prishtinë, për angazhimin e Qeverisë për sundim të ligjit dhe rendit në veri.
Përmes një njoftimi në 'Facebook', shefi i ekzekutivit kosovar tha se Kosova do të mbështesë dhe mbrojë qytetarët e saj në veri.
“Në takim pune me ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefen e zyrës së BE-së në Prishtinë, Nataliya Apostolova, i informova për angazhimin e Qeverisë për sundim të ligjit dhe rendit në veri, si dhe për veprimet e ndërmarra për furnizim të qytetarëve të asaj ane me artikuj të nevojshëm”, shkroi Haradinaj.























