Jahjaga: Gratë e komunitetit Romë, Ashkali dhe Egjiptian model bashkëjetese
BKT
Lajme

Jahjaga: Gratë e komunitetit Romë, Ashkali dhe Egjiptian model bashkëjetese

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, beson që me vullnetin që kanë treguar sot gratë e komunitetit Romë, Ashkali dhe Egjiptian ato do të jenë të suksesshme, dhe model i mirë i bashkëjetesës.

Jahjaga ka njoftuar se ka zhvilluar një bashkëbisedim me gratë e komunitetit Romë, Ashkali dhe Egjiptian.

Njoftimi i plotë:

Sot, bashkë me Koordinatoren për Zhvillim të OKB-së në Kosovë, Znj. Ulrika Richardson, ishim në Ferizaj në një bashkëbisedim me gratë e komunitetit Romë, Ashkali dhe Egjiptian. Në këtë takim të organizuar nga UNHCR, biseduam për sfidat e grave të këtyre komuniteteve dhe mundësitë për të adresuar këto sfida. Jam tejet e inspiruar me entuziazmin e grave pjesëmarrëse për të punuar shumë drejt një jete më të mirë për ato dhe familjet e tyre, dhe besoj që me vullnetin që treguan sot ato do të jenë të suksesshme, dhe model i mirë i bashkëjetesës.


MË SHUME NGA Lajme