18:15 / 02.07.2019
Haradinaj: Nuk jam i mërzitur që nuk kam pasur rol në bisedime me Serbinë
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se nuk është mërzitur që nuk ka pasur rol deri më tani në procesin e dialogut me Serbinë, sepse sipas tij ky proces ka qenë i devijuar.
Ai ka përsëritur se finalja e këtyre bisedimeve duhet të jetë njohja reciproke me kufijtë ekzistues, në të kundërtën shefi i ekzekutivit tha se nuk i duhen këshillat e presidentit. Haradinaj mes tjerash thotë se është i gatshëm edhe për rrëzim të Qeverisë.
Shefi i ekzekutivit, në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë e ka quajtur skenar primitiv, atë të “krizës humanitare”. Sipas tij, ideator i saj është vet Vuçiqi, i cili po tenton të destabilizojë veriun e Kosovën.























