Shala: Veprimi në veri flet për sovranitetin e eliminimin e skenarit serb
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Kosovës, Endrit Shala, ka thënë se Kosova përmes pikave ambulante në veri të vendit ka arritur dy gjëra: dëshmimin e sovranitetit dhe eliminimin e skenarit të Qeverisë së Serbisë për krizë humanitare.
Ai ka qenë i ftuar në edicionin qendëror të lajmeve në RTK.
“Me këtë veprim e kemi treguar sovranitetin tonë dhe e kemi eliminuar një skenar të Qeverisë së Serbisë për katastrofë humanitare në atë pjesë. Nga ky presion I Serbisë më së shumti po dëmtohen qytetarët tanë që jetojnë në atë pjesë, që janë qytetarët serbë. Pikat ambulative do të jenë të pranishme atje derisa nuk ndalet ky shantazh i Serbisë”, ka thënë Shala.
Ai ka treguar kur Kosova e heq taksën ndaj mallrave të Serbisë dhe të Bosnjë e Hercegovinës.
“Përderisa nuk eliminohen arsyet e vendosjes së masës ajo do të mbetet në fuqi:, ka thënë Shala.























