22:26 / 02.07.2019
Thaçi i pikëlluar për humbjen e futbollistes Florijana Ismaili
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thë se ka mbetur i pikëlluar pas gjetjes së trupit të pajetë të Florijana Ismailit, futbollistes së kombëtares zvicerane me prejardhje nga Lugina e Preshevës.
Përmes një postimi në Facebook ai ka shprehur ngushëllimet e tij.
Postimi i plotë:
Më pikëlloi lajmi për gjetjen e trupit të pajetë të Florijana Ismailit, futbollistes së kombëtares zvicerane me prejardhje nga Lugina e Preshevës. Ndajmë dhimbjen me familjen Ismaili dhe gjithë miqtë e saj. U shpreh ngushëllimet më të sinqerta të gjithë familjarëve të saj! HTH























