Ministrja gjermane e Mbrojtjes nominohet ta drejtojë Komisionin Evropian
BKT
Lajme

Ministrja gjermane e Mbrojtjes nominohet ta drejtojë Komisionin Evropian

Ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë Ursula von der Leyen është nominuar për detyrën e Presidentes së Komisionit Evropian.

Diplomati kosovar Sabri Kiçmari, ka thënë se ky është një lajm i mirë për Kosovën, pasi që ajo është një mike e vendit tonë dhe një nga politikanet më të afërta të Kancelares Merkel.

 Ajo kishte qëndruar në Kosovë gjatë majit të vitit 2014, ku ishte takuar me ushtarët gjermanë të KFOR-it.

Këshilli Europian ka propozuar Ministren e Mbrojtjes së Gjermanisë Ursula von der Leyen, që të bëhet presidentja e re e Komisionit Europian, ka thënë presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk të martën.

Von der Leyen, e cila do të bëhej e para kryetare femër nëse konfirmohet nga PE-ja.


MË SHUME NGA Lajme