Diskutohet për përgjysmimin e numrit të ministrive
RTKlive
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon tryezë dskutimi me temë `Përgjysmimi i numrit të ministrive përmes një ligji për qeverinë: një debat për kushtetutshmerinë dhe gatishmërinë politike”.
Ky panel diskutimi ka për qëllim të vë në diskutim projekt-ligjin për Qeverinë dhe sfidat që kanë të bëjnë me zvogëlimin e numrit të ministrive si pjesë e ristrukturimit të ri të Qeverisë.
Në këtë diskutim panelistët dhe pjesëmarrësit tjerë do fokusohen në analizimin e qëllimit themelor të kësaj reforme, konkretisht në zvoglimin e numrit të ministrive. Për më tepër, ky panel ka si qëllim të identifikoj ndikimin që ky hap mund të ketë jo vetëm në kontekstin juridik, por edhe atë të reformës së përgjithshme të administratës në Kosovë. Ndër të tjera, panelistët, do të vënë në pah pikëpamjet kryesore të cilat mund ta lehtësojnë por edhe pengojnë procesin e zvoglimit të numrit të ministrive dhe ristrukturimit të Qeverisë në përgjithësi.
Natyrisht, duke njohur si të domosdoshme, GLPS mëton që të gjeturat nga kjo tryezë të kontribuojnë si pikënisje për debatin publik në raport me çështjet e ngritura dhe të përpiloj një listë rekomandimesh të cilat do ndhmojnë grupet punuese për të ndërtuar një ligj që i shërben Kosovës dhe reformës së administratës në përgjithësi.























