10:24 / 03.07.2019
VIDEO – Pasojat e restaurimit të Kalasë së Novobërdës
Në emisionin AKTUAL në RTK3, sot temë bisede ishte pasojat e restaurimit të Kalasë mesjetare të Novobërdës. Për të biseduar për këtë gjendje dhe për rëndësinë e Kalasë së Novobërdës në emisionin AKTUAL i ftuar ishte drejtori i Institutit Arkeologjik të Kosovës, Enver Rexha dhe arkeologu Haxhi Mehmetaj.
Ende pa u bërë tri vite nga restaurimi i kësaj kështjelle, disa pjesë të mureve të saj janë shembur. Gati janë bërë tre muaj prej se vizitorët nuk mund t’i afrohen Kalasë së Novobërdës, për shkak të shembjes së mureve dhe rrezikut që mund të shkaktohet për vizitorët.
Për më shumë ndiqni emisionin e plotë:























