10:35 / 03.07.2019
Metodat e reja që janë zbatuar për test të maturës, kanë dhënë rezultate
RTKlive
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqyri Bytyqi, tha se metodat e reja që janë zbatuar për test të maturës për këtë vit ka dhënë rezultate.
“E para ndarja në regjione, po ashtu edhe ndarja e lendeve zgjedhore, por edhe ndëshkimet ndaj nxënësve që janë mbi 200 nxënës e kanë humbur të drejtën për test. Kemi një numër të nxënësve, p[o ashtu edhe kemi largim të administruesve. Testi i maturës po e merr një rrugë të mbarë”, tha ai sot.
Sipas tij rezultati është për 9 % më i ulët. “Do t shohim pse ka ndodhur, mund të jetë çështja e monitorimit”, tha Bytyqi sot në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).























