Vitaminat e domosdoshme për flokë
Shumica e problemeve tona shëndetësore dhe të bukurisë mund të zgjidhen në kuzhinë.
Përderisa shampot dhe serumet janë efektive nga jashtë, neve na duhet që të konsumojmë ushqimet e duhura përplot me vitamina për të arritur deri tek flokët e shëndetshme përbrenda. Ja një listë me vitaminat e duhura…
Vitamina A
Përveç se e forcon shikimin, vitamina A e rregullon prodhimin e yndyrës që e bën skalpi të mos bëhet tepër i yndyrshëm. Që të merrni një dozë me vitaminë A, hani karrota, patate të ëmbla dhe mango.
Biotinë
Biotina e rrit prodhimin e acideve yndyrore sikurse keratina, që të dyja të rëndësishme për rritjen e shëndetshme të flokëve. Nëse dëshironi të rrisni nivelet e biotinës, konsumoni vezë, salmon dhe avokado.
Niacinë
Niacina apo vitamina B3 është e tretshme në ujë dhe i konverton karbohidratet në energji. Përmirëson qarkullimin e oksigjenit që të arrijë folikulat që nxisin rritjen e flokëve. Që të fitoni dozën e duhur të Niacinës, hani tuna dhe kërpudha.
Acidi folik
Acidi folik është përgjegjës për trashësinë e fijeve të flokëve dhe për shkëlqimin e tyre pasiqë nxit riparimin dhe rritjen e indeve. Acidin folik mund ta konsumoni me anë të perimeve me gjethe, papaja dhe guackë deti.
Vitamina B12
Kjo vitaminë ndikon në mënyrë të direkte me metabolizmin dhe zhvillimin e qelizave për një formim të indeve dhe për një skalp të shëndetshëm. Gjithashtu ndihmon në parandalimin e humbjes së flokëve. Këtë vitaminë mund ta merrni përmes vezëve, djathit dhe qumështit.























