Disa prej rasteve ku gratë nuk duhet kurrë të kërkojnë falje
Gratë janë të ndjeshme, edhe nëse ato janë të pavarura dhe të fuqishme.
Ndonjëherë ato përjetojnë ndjenjën e fajit edhe kur nuk është e nevojshme, kur thonë diçka, osë bëjnë diçka, madje edhe për ndjenja të tyre.
Kryesisht kjo gjë ndodh për shkak presionit që e marrin nga jashtë, “duhesh të martohesh”, “duhesh të kesh fëmijë”, “Ke stilin e mashkullit” dhe më mijëra gjëra të tjera.
Por, nuk duhet të kërkoni falje për këto gjëra, raporton “Bright Side”.
Kur ato thonë “JO”
Gratë zakonisht, ndjenjë faj kur thonë jo. Është më lehtë nëse thoni “po”, pa marr parasysh rezultatet. Por, nuk duhet të kërkoni falje, për diçka që nuk e ndjeni ta bëni.
Kur ato pëlqejnë gjëra për “meshkuj”, ose për “femra”.
“Zemër ka ardhur koha kur duhesh të zgjedhesh profesionin tënd, je një grua”. Shumica prej nesh e kemi ndëgjuar me qindra herë këtë fjali. Askush nuk e ka ndaluar me ligj që një grua nuk mund të jetë automekanike.
Kujtojeni se është jeta juaj, dhe zgjedhjet i bëni ju, jo të tjerët për ju.
Për zgjedhjet në ushqim
Jeta është e vështirë kur duhet që edhe zgjedhjet në ushqim t’i mbroni përpara familjes ose shoqërisë. Pse nuk pi alkool? Provoje vetëm një gotë? Ose “Si nuk e ha mishin”
Askush nuk duhet të ndjehet në faj për zgjedhjet që i bëni në ushqim. Nëse nuk e hani mishin, është punë e jotja.
Kur ato kanë nevojë për ndihmë dhe e kërkojnë atë
Pothuajse çdo grua të paktën njëherë në jetë, ka pasur nevojë për ndihme, të marrim shembull kur ka qenë duke ngritur pesha të rënda, por kanë qenë të turpëruar për të kërkuar ndihmë.
Duhet të kuptoni se të kërkoni ndihmë është diçka shumë normale dhe askush nuk do ju gjykojë.
Kur kanë mendime të ndryshme
Fatmirësisht jetojmë në një kohë ku kemi lirinë e shprehjes. Andaj, nëse dikush ju ka propozuar një libër ose film dhe nuk ju ka pëlqyer mos u ndjeni në faj, përkundrazi tregoni arsyet mund të keni një bisedë interesante.























