Presidenti Thaçi refuzon ftesën e Dodikut
BKT
Lajme

Presidenti Thaçi refuzon ftesën e Dodikut

RTKlive

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë vendim të refuzojë ftesën e Milorad Dodikut për të vizituar Sarajevën dhe për të marrë pjesë në Samitin për Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore.

RTK-ja merr vesh se refuzimi ka ardhur për shumë arsyeje. Ndryshe Samiti për Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, ose SEECP, do të fillojë më 8 korrik. Aty, është planifikuar se do të ketë takime mes ministrave dhe presidentëve nga Evropa Juglindore.

Deri tani pjesëmarrjen në këtë Samit e kanë konfirmuar lider nga disa vende.

Ndryshe Milorad Dodik, ish-Presidenti i “Republika Srpska”-s në Bosnjë, dhe tani kryesues i Presidencës së Bosnjë Hercegovinës nihet si një kundërshtar i Republikës së Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme