14:48 / 03.07.2019
Haradinaj bashkëbisedon me deputetin Tahiri për mirëqenien e qytetarëve
Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një bashkëbisedim me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri.
Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ka shkruar se me deputetin Tahiri kanë bashkëbiseduar për mundësitë e avancimit të projekteve zhvillimore për rritjen e mirëqenies qytetare në vend.
“Bashkëbisedim me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, për mundësitë e avancimit të projekteve zhvillimore për rritjen e mirëqenies qytetare në vend. Pata kënaqësinë, poashtu, të pranoj edhe urimet më të mira nga deputeti Tahiri me rastin e ditëlindjes sime”, ka shkruar Haradinaj.























