Organizonin ilegalisht lojëra të fatit
Njësiti i Hetimeve Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (NJHKEK) - Gjilan, ka pranuar informata nga njësitet policore, ku dyshohej se në disa lokacione në Komunën e Vitisë janë duke u organizuar ‘lojëra të fatit’ në mënyrë të kundër ligjshme.
Policia, ka siguruar nga gjykata urdhër kontroll, të cilin e ka zbatuar,me qëllim të identifikimit të personave dhe lokacioneve ku zhvilloheshin këto lojëra. Kontrolle janë kryer në 12 lokacione. Në dy nga këto lokacione policia ka konfiskuar dëshmi relevante dhe ka arrestuar dy të dyshuar: P.H. (1978) femër dhe G.A. (1996).
Kurse, si dëshmi relevante në lokacionin ku është arrestuar e dyshuara e parë, janë konfiskuar: pesë shtëpiza kompjuteri, një printer që ka shërbyer për lojëra të fatit ‘Keno, Racing Dogs dhe Bastore’, kurse në lokacionin ku është arrestuar i dyshuari i dytë janë konfiskuar: dy shtëpiza kompjuteri, një printer që ka shërbyer për lojëra të fatit ‘Keno dhe Racing Dogs
Me aktvendim të prokurorit kujdestar që të dy të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.























