Buffon rikthehet te Juve, e enjtja dita e vizitave mjekësore!
BKT
Sport

Buffon rikthehet te Juve, e enjtja dita e vizitave mjekësore!

Gianluigi Buffon është gati për rikthimin e tij të bujshëm te Juventusi.

Pas 1 viti në Paris, portieri 41-vjeçar do të kryejë vizitat mjekësore në J Medical  përpara se të firmosë kontratën 1-vjeçare me bardhezinjtë.

Buffon do të jetë zëvëndësi i polakut Szczesny në sezonin e ri por një figurë qëndrore në dhomat e zhveshjes për të mbështetur në një farë mënyre dhe ndihmuar trajnerin Maurizio Sarri.

Në kontratën e 41-vjeçarit janë përfshirë edhe disa bonuse lidhur me sukseset që mund të arrijë skuadra ndërkohë pas 1 viti Buffon pritet të marrë një rol drejtuesi në klubin bardhezi.