Milani kërkon të “blindojë” krahun e majtë, e do mbrojtësin holandez
Pas zyrtarizimit të Kruniç, dhe Theo Hernandez, drejtuesit e Milanit po punojnë për afrime të tjera.
Sipas asaj që shkruan sot e përditshmja holandeze “ De Telegraaf”, drejtuesit kuqezi janë pranë akordit me lojtarin e Bolonjës, Mitshel Dijks. Milani thuhet se tashmë ka bërë një ofertë, rreth 20 milionë euro për mbrojtësin 26-vjeçar.
Pritet që brenda javës të kemi një takim, midis agjentit të lojtarit dhe drejtuesve të Milanit.
Dijks luan prej një sezoni tek Bolonja, ku u transferua nga Ajaksi, dhe u përshtat shumë shpejt me kampionatin italian.
Holandezi luan si mbrojtës i krahut të majtë, dhe pikërisht në atë pozicion tek kuqezijntë janë plot 5 lojtarë, gjithësesi nëse ky transferim ndodh, atëherë nga Milani do të largohen Striniç, Laksalt dhe Rikardo Rodrigez.























