​Operohet Bernard Challandes
BKT
Sport

​Operohet Bernard Challandes

Trajneri i Kosovës në futboll, Bernard Challandes, i është nënshtruar një operacioni në gju gjatë ditës së djeshme, njofton Federata e Futbollit të Kosovës.

Kryetari Agim Ademi i ka uruar trajnerit zviceran shërim sa më të shpejtë dhe të rikthehet sa më i fortë në shtator për ndeshjet e eliminatoreve për “Euro 2020”.

Letra e plotë e Agim Ademit drejtuar Bernard Challandes:

“Pas operimit që pati dje përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, në gju, shfrytëzoj rastin që në emrin tim dhe në emër të Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës t’i uroj atij shërim sa më të shpejtë.Roli i tij në ecurinë e ekipit tonë Kombëtar është shumë i rëndësishëm, prandaj ne e presim përzgjedhësin Challandes që të kthehet sa më i fortë në shtator kur na presin dy sfidat e radhës.Zotit Challandes i urojmë shërim të shpejtë, shëndet të plotë e po ashtu vazhdimësi të rezultateve të mira me Përfaqësuesen tonë”.

Që nga ardhja së Challandes te Kosova, “Dardanët” nuk e kanë pësuar asnjë humbje që prej muajit mars të vitit 2018.