Kosnett: Pavarësia e SHBA-së ishte betejë e vështirë
BKT
Lajme

Kosnett: Pavarësia e SHBA-së ishte betejë e vështirë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philipp Kosnett, ka shkruar rreth përvjetorit të shpalljes së pavarësisë së SHBA-së.

Kosnett, përmes një postimi në Twitter ka shkruar se shpallja e pavarësisë së 4 korrikut 1776, ka qenë një betejë e vështirë

“Nesër ne festojmë shpalljen e pavarësisë së 4 korrikut 1776 – një hap në një betejë të vështirë, sipas themeluesve tanë, për jetën, lirinë dhe ndjekjen e lumturisë. ShBA-të përkrahin njerëzit në mbarë botën të cilët kërkojnë liritë e njëjta”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

Përvjetori i 243-të i pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nesër do të shënohet edhe në Kosovë.

Sheshi kryesor në kryeqytetin e Kosovës është dekoruar me flamujt amerikanë dhe të Kosovës, në shenjë të urimit dhe shprehjes së mirënjohjes së popullit të Kosovës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës


MË SHUME NGA Lajme