​​Pacolli kërkon shkarkimin e zëvendësministrit Maxhuni
BKT
Lajme

​​Pacolli kërkon shkarkimin e zëvendësministrit Maxhuni

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj veprimit të zëvendësministrit të Bujqësisë, i cili ditë më parë është fotografuar në veturën zyrtare, deri sa i mbante këmbët pranë xhamit të përparmë.

“Pavarësisht kush është, është një akt i papranishëm që nuk pasqyron vizionin tonë për zhvillim dhe shërbime më të mira për qytetarët tanë.  Kjo nuk është mënyra se si duhet të trajtohet prona publike dhe ne e dënojmë aktin dhe të parandalojmë rastet e tilla”, ka shkruar Pacolli. 

Postimi i Pacollit në Facebook:

I pahijshem akti i Zëvendës Ministrit të Bujqësisë zotni Maxhunit me sjelljen e tij në një veturë zyrtare.  Kjo nuk është mënyra se si një zyrtar qeveritar sillet me pronën që është blerë nga taksat e qytetarëve tanë.  Pavarësisht kush është , është një akt i papranushem që nuk pasqyron vizionin tonë për zhvillim dhe shërbime më të mira për qytetarët tanë.  Kjo nuk është mënyra se si duhet të trajtohet prona publike dhe ne e dënojmë aktin dhe të parandalojmë rastet e tilla.  Unë kam kërkuar nga Kryeministri të shkarkojë Zëvendësministrin Maxhuni nga detyra e tij.  AKR dhe unë nuk do të tolerojmë dhe nuk pranojmë akte të tilla nga zyrtaret tanë.  Zyrtarët publik duhet t'u shërbejnë qytetareve tanë dhe të mos abuzojnë me pozitat e tyre në një mënyrë të tillë.

 


MË SHUME NGA Lajme