Haziri: Vetëvendosje janë forum i marksizëm leninizmit i dalë nga PDK
BKT
Lajme

Haziri: Vetëvendosje janë forum i marksizëm leninizmit i dalë nga PDK

Nënkryetari i LDK-së, Luti Haziri, e ka quajtur lëvizjen Vetëvendosje Lëvizje të kuqe dhe forum i marksizëm leninizmit që dalin PDK-ja.

“Lëvizja e kuqe janë të majtë, sepse e dijmë çfarë simboli kanë partitë e majta. Vetëvendosja janë forum i marksizëm leninizmit që kanë dalë nga PDK’ja”, ka thënë Haziri.

Haziri thotë se janë përafruar si opozitë, por se ai nuk ia harron Albin Kurtit dhe VV-së të bëmat.

“Vetëvendosja nuk munet me pranu suksesin e njerëzve”, ka theksuar Haziri, transmeton Express. 

Haziri poashtu përmendi edhe bashkëpunimin e tij me të parin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.

“Unë kam pasur bashkpunim me Albin Kurtin derisa ai nuk ka hy në politikë. Në momentin kur ka hy në politikë ne i kemi nda rrugët”, ka thënë Haziri.


MË SHUME NGA Lajme