Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

RTKlive

Sot në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafiri i parë i ftuar do të jetë Gazmend Elezi, kirurg, i cili do të flasë për trajtimin kirurgjikal të obezitetit.
Ndërsa mysafir tjetër do të jetë Avni Hajdini, kryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, i cili do të na njoftoj më gjerësisht për vapën e madhe, ku dhe kërkohet ridefinimi i orarit për punëtorët e sektorit privat.

Në lidhje të drejtprdrejt nga Ferizaj do të paraqiten Merita Halili, këngëtare dhe Astrit Mustafa, kryetar i AAKV-së “Kastriotët”, me të cilë do të informohemi më shumë rreth koncertit të nesërm për festën e Pavarësisë së ShBA-së.

Po në një lidhje të drejtpërdrejt por nga Gjilani Lutfi Haziri, kryetar i komunës do të na njoftojë për projektet e komunës.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme