06:06 / 04.07.2019
Sot mbyllet për qarkullim rruga Doganaj - udhëkryqi për Tetovë
RTKlive
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot do të mbyllet për qarkullim të automjeteve rruga nga fshati Doganaj i komunës së Kaçanikut, deri në pjesën tek udhëkryqi për Tetovë-rruga lidhëse për Ferizaj.
Mbyllja bëhet me qëllim të vendosjes të sinjalizimit horizontal.
Rruga do të jetë e mbyllur nga ora 8:00 deri në orën 16:00.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka lutur qytetarët që t’i shmangen këtij segmenti gjatë ditës së sotme.























