VIDEO-ShBA-ja sinonim i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës
BKT
Lajme

VIDEO-ShBA-ja sinonim i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës

RTKlive

Sot shënohet Dita e pavarësisë së ShBA-së. 4 Korriku shënon ditën e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Britania e Madhe, në vitin 1776, kur 13 kolonitë e asaj kohe shpallën pavarësinë dhe lirinë e tyre nga qeverisja britanike. Për të folur për këtë ditë sot në edicionin e emisionit AKTUAL në RTK3, të ftuar ishin shqiptaro-amerikani Trim Kabashi dhe zyrtarja e Qendrës Amerikane për Këshillim, Drita Syla.

Shqiptaro-amerikani Trim Kabashi tha se 4 Korriku e ka një kuptim të dyfishtë për të si shqiptar i Kosovës sepse paraqet një ideal të caktuar të pavarësisë, ndarjes nga një fuqi tjetër që shqiptarët e kanë pasur gjithmonë cak, por edhe si shtetas amerikan paraqet edhe një festë personale.

“Një ditë kur festohet një arritje e madhe historike për popullin amerikan, arritje e cila ka qenë e pjesërishme dhe që është ndërtuar gjatë viteve dhe dekadave, por edhe shekujve paraprak por tani kemi arritur në një fazë ku shumica dërmuese e amerikanëve mund të jenë krenarë se e festojnë ditën dhe se ajo paraqet me të vërtetë një ditë pavarësie”, tha ai sot emisionin AKTUAL në RTK3.

Ndërkaq,  zyrtarja  e Qendrës Amerikane për Këshillim, Drita Syla tha se lidhja shpirtërore Kosovë-Amerikë  është e dukshme dhe secili prej nesh e ndjen atë.

 “Është një respekt shumë i madh për Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe për shtetin tonë si dhe për pavarësinë që e kemi tash, por edhe për qendrën në përgjithësi meqenëse ajo është themeluar dhe funksionon vetëm prej ndihmës së Ambasadës Amerikane”,  tha ajo.

Syla njoftoi se kjo qendër ka organizuar një akademia verore për fëmijë dhe një ligjëratë të veçantë për këtë  ditë.

Për më shumë ndiqni videon:


MË SHUME NGA Lajme