10:54 / 04.07.2019
Bërnabiq: E rëndësishme që Engel ishte në Beograd
Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq thotë se është e rëndësishme që kongresisti amerikan Eliot Engel ishte në Beograd, dhe që ka folur me presidentin Aleksandar Vuçiq, megjithëse kanë pikëpamje të ndryshme mbi çështjen e Kosovës.
Sipas saj, vetëm me bisedime mund të arrihet deri tek zgjidhja dhe kompromisi për çështjen e Kosovës.
Ajo i tha TV Pink se është takuar dhe ka biseduar shkurt me Engel në pritjen në Ambasadën e SHBA-ve dhe ia kishte përcjell përshtypjet e bisedës me Vuçiqin.























