VIDEO-Kosova shënon 4 korrikun, Ditën e Pavarësisë së ShBA-së
RTKlive
Sot në nderim të 4 korrikut – Ditës së Pavarësisë së ShBA-së, Garda Ceremoniale e FSK-së ka bërë ngritjen e flamurit amerikan në sheshin që mban emrin e ish-presidentit Bill Clinton. Aktiviteti është organizuar nga Shoqata “Miqtë e Amerikës” dhe FSK.
Kryetari i shoqatës Agim Rexhepi, tha se me këtë ceremoni tregohet se Kosova ka respekt për ShBA-në.
“Populli i Kosovës, në veçanti populli shqiptar po organizon këtë aktivitet dhe me këtë tregon se kemi respekt dhe dashuri për Amerikën”, tha Rexhepi, raporton RTKlive.

Kurse Hajrush Kurtaj drejtor i Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, tha se FSK është bërë pjesë e këtij aktiviteti në shenj respekti dhe falënderimi për ShBA-në. Sipas tij Amerika ka bërë shumë për Kosovën dhe këtë nuk do të e harroj kurrë populli i Kosovës.























