13:13 / 04.07.2019
Atletico e Madridit e prezanton me plot stil Joao Felix
“Talent i pastër”. Ky është titulli i klipit të përgatitur nga Atletico e Madridit për prezantimin plot stil të blerjes më të shtrenjtë në historinë e klubit, atë të Joao Felix.
“Ylli” portugez, që vjen nga Benfica, shfaqet në korridoret e “Museo del Prado” duke admiruar veprat e piktorit të famshëm spanjoll, Francisco Goya.
Joao Felix u ka kushtuar “Los Colchoneros” plot 127.2 milionë euro (30 milionë do të paguhen menjëherë dhe pjesa tjetër me këste). Talenti portugez ka nënshkruar kontratë 7-vjeçare, ngas e cila do të përfitojë 7 milionë euro në sezon.























