13:14 / 04.07.2019
Zanetti: Lautaro është i rëndësishëm për ne
Nuk ka asnjë ofertë nga Barcelona për Lautaro Martinez. Konfirmimi vjen nga zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti, i cili siguron se bashkëkombësi i tij 21-vjeçar është shumë i rëndësishëm për projektin zikaltër.
“Tek Interi nuk ka mbërritur asnjë ofertë për Lautaro Martinez. Shpreson që Lautaro të vazhdojë kështu. Për ne është një lojtarë shumë i rëndësishëm dhe ne e shohim me fanellën tonë. Jam shumë i kënaqur për të, sepse në sezonin e parë ka bërë mirë. Nuk është e lehtë për një 21-vjeçar që të tregojë personalitet.”























