Avantazhet dhe rreziqet e lindjes së fëmijëve në të 40-tat
Të keni fëmijë në një moshë më të shtyer është bërë diçka e zakonshme.
Arsyet për këtë mund të jenë të ndryshme: karriera, dëshira për të jetuar vetëm, mos funksionimi i lidhjeve, etj.
Çka është më e rëndësishme këtu, është jeta juaj dhe zgjedhjet e juaja, raporton “Bright Side”.
Lindja e një fëmijë ju jep lumturi dhe harmoni në jetën tuaj., mirëpo lindja e tyre shpesh mund të ketë edhe rreziqe. Bright side, ka ndarë rreziqet dhe avantazhet e lindjes pas moshës 39 vjeçare.
Avantazhet:
Ju mund të keni jetëgjatësi
Gratë të cilat lindin më vonë mund të kenë shanse për një jetë më të gjatë. Sipas një studimi, gratë të cilat kanë lindur fëmijën e tyre të fundit me moshën 29 vjeç, kanë ulur shanset e të jetuarit të paktën deri në 85 vjet.
Jeni më të ditur dhe më me eksperiencë në këtë moshë
Është e vërtet se përgjatë viteve ne fitojmë më shumë njohuri dhe kemi më shumë ekperiencë. Gratë në moshën 40 vjeçare kanë më shumë durim në raport me fëmijët e tyre. Zakonisht gratë në këtë moshë nuk mbesin shtatëzënë spontanisht, shumica prej tyre e planifikojnë që të kenë një fëmijë në këtë moshë.
Keni më shumë mundësi financiare
Nga mosha 40 vjeçare shumica prej grave kanë ndërtuar një karrierë. Ato tashmë janë përcaktuar me një punë dhe nuk janë duke provuar vetën në punë tjera. Gratë të cilat kanë lindur fëmijë në këtë moshë, thonë se karriera tashmë nuk shumë rëndësi dhe për ato fëmija është tani prioritet.
Rreziqet
Keni më pak gjasa të mbetni shtatzënë
Me kalimin e kohës gratë kanë më pak gjasa të mbesin shtatzënë. Në moshën 32 vjeçare, fertiliteti tek gratë fillon të bie. Numri i vezëve bie dhe ka shumë më pak prej tyre për fertilizim.
Keni më shumë gjasa për abort spontan
Rreziku i abortimit rritet me moshën 40-45 vjeç. Sigurisht, nuk është vetëm mosha e cila ndikon në abortim. Por në këtë kohë, ndodhin ndryshime në hormone.
Mund të keni diabetin (gestational)
Kjo formë e diabetit është e përkohshme, në të shumtën e rasteve shkaktohen nga mungesa e insulinës gjatë shtatëzënisë. Në gratë shtatzëna mbi 40 vjet rreziku për të fituar këtë lloj diabeti është 74%.























