Federer: Ajo që më pëlqen te Messi është se ai gjithmonë i ka tri opsione
BKT
Sport

Federer: Ajo që më pëlqen te Messi është se ai gjithmonë i ka tri opsione

Legjenda e tenisit, Roger Federer, ka thënë se gjëja që i pëlqen më së shumti te ylli i Barcelonës, Lionel Messi, është fakti se ai gjithmonë i ka tri opsione të dispozicion.

Federer, një tifoz i etur futbolli, ka folur edhe më parë rreth admirimit për Messin. Federer dhe Messi krahasohen shpesh në sportet e tyre përkatëse.

Në një intervistë të gjatë për Financial Times, Federer diskutoi edhe për Messin.

Ai foli për vizionin e sulmuesit argjentinas dhe për mundësitë që ia jep atij.

“Çfarë më pëlqen për Messin më së shumti mbase, është se kur e merr topin ai është në gjendje ta kthejë trupin drejt golit dhe nga këtu ai ka vizion të plotë”, tha Federer, raporton Ballkani.

Federer shtoi: “Pastaj ai ose e pason topin, driblon apo godet”.

“Ai gjithmonë i ka tri opsione. Ai është ndër të paktët që e kanë këtë veçori”, shtoi ai.