Ky është programi i nesërm në Mirëmëngjesi Kosovë
Nesër në emisionin e mëngjesit Mirëmëngjesi Kosovë, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafiri i parë do të jetë Besnik Ejupi - koordinator i Edicionit të shtatë të Birrës dhe Verës
Kurse mysafirë të tjerë do të jenë: Ardall Celina dhe Artan Venhari nga Aero Klubi“Shkaba“. Ata do të flasin për Parajgllafdingu, produkt I ri turistik në zonën e Prizrenit "Paraglladingu në Kosovë".
Po ashtu do të ketë të ftuar nga Forumi I Bashkë-investimeve dhe Rrjetëzimit.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























