22:17 / 04.07.2019
SHBA zdrit qiellin me rastin e përurimit të objektit të Ambasadës
Me fishekzjarrë mbi qiellin e Prishtinës Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka përuruar objektin e ri dhe e ka shënuar 243-vjetorin e Ditës së Pavarësisë.
Kjo ka ndodhur në orët e mbrëmjes në në lagjen Arbëria të Prishtinës, ku gjatë ditës është promovuar edhe objekti i ri i ambasadës.
Liderët kryesorë të vendit po edhe dhe zyrtarë nga Departamenti i Shtetit të Amerikës kanë qenë pjesë e këtij organizimi.























