Foshnjet flenë më shpejtë nëse fillojnë ushqimin e ngurtë qysh 3-muajshe
BKT
Lifestyle

Foshnjet flenë më shpejtë nëse fillojnë ushqimin e ngurtë qysh 3-muajshe

Disa gjetje të reja po konkludojnë se bebet që fillojnë të ushqehen me ushqime të ngurta qysh kur bëhen 3 muajshe, do të flenë shumë më heret se ato që ushqehen vetë me qumësht gjiri apo formulë.

Megjithëse një gjë e tillë mund të tingëllojë tërheqëse për prindërit e rinj, për fat të keq ka një diferencë të madhe midis titujve dhe të dhënave të sakta.

Për nanën e padukshme: Është koha mos me të injoru ma!

Pjesa më e madhe e dëshmive të publikuara në këtë fushë në të vërtetë tregojnë të kundërtën. Në vitin 2015, në studimin e kryer nga Sëansea University, thuhet se as gjiri, as qumështi i formulës, as fillimi i përdorimit të ushqimeve të ngurta, as sasia e këtyre ushqimeve nuk ndikuan nëse një foshnje do të zgjohet në orën gjashtë apo në 12.

Një tjetër studim ka gjetur se as praktika e zakonshme e shtimit të drithërave të orizit në një shishe qumështi para gjumit nuk ka pasur efeket. Kjo metodë në fakt duhet shmangur për shkak të rrezikut të ngulfatjes.

Nga bebet e eksperimentuara, asnjëhera nuk ka treguar shenja të qarta nëse ushqimi i ngurtë ka ndikuar në kohën kur ato flenë ose kur zgjohen.

Studiuesit e pranojnë se ka pasur një ndryshim të vogël për vetëm disa minuta shtesë gjumi, por që sipas tyre, një kohë e shkurtë prej disa minutash të shtuar gjumë nuk bëjnë diferencën që ata kanë kërkuar.

Duhet patur parasysh se foshnja gjatë natës nuk zgjohet vetëm pse ka uri. Si cdo i rritur, ato mund të zgjohen kur kanë të ftohtë, nuk ndihen rehat, u kruhet lëkura etj.

Por edhe nëse ushqimi do të ishte arsyeja pse foshnjet nuk flenë, zgjedhja më e duhura do të ishte të ushqehej me më shumë qumësht sepse ai i mbush fëmijët me energji, proteina dhë yndyrë të shëndetshmë më shumë se çdo ushqim tjetër.