15:31 / 05.07.2019
Kandic: Ta pranojmë realitetin, Kosova është një shtet i pavarur
Aktivistja për të drejtat e njeriut në Serbi, Natasha Kandic ka reaguar përmes rrjetit social `Twitter` rreth ndalimit të vizitave në Kosovë të zyrtarëve serbë, nga ana e autoriteteve kosovare.
Kandic ka shkruar se ky është momenti i fundit që të pranojmë realitetin.
“Politikanët nga Serbia nuk mund të shkojnë në Kosovë. Është momenti i fundit që ta marrin veten dhe ta pranojnë realitetin: Kosova është një shtet i pavarur dhe atje jetojnë 100 mijë serbë”, ka shkruar Kandic.























