Mandzukiq pranë largimit nga Juve
BKT
Sport

Mandzukiq pranë largimit nga Juve

Shumë skuadra evropiane kanë shfaqur interes për lojtarin juventin, Mario Mandzukic, të cilit i duhet të largohet nga "Zonja e Vjetër" pasi hapësirat në ekip janë shumë të pakta.

Ajo e cila është më e interesuara për shërbimet e 33-vjeçarit kroat është skuadra e Dortmund, që e shikon si futbollistin ideal për të rritur cilësinë dhe eksperiencën në klub, transmeton albeu.

Kartoni i sulmuesit vlerësohet nga ‘bardhezinjtë’ rreth 18 milion euro, me një kontratë që i skadon në vitin 2021, dhe vështirë që mund t’ia ulin çmimin.