Arrestohen disa zyrtarë të dyshuar për keqpërdorime me patentë shoferë
BKT
Lajme

Arrestohen disa zyrtarë të dyshuar për keqpërdorime me patentë shoferë

Policia e Kosovës ka arrestuar disa zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe persona të tjerë, në lidhje me dyshimet për keqpërdorime që kanë të bëjnë me dhënien e patentë shoferëve.

I pyetur për këto zhvillime, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, pa dhënë detaje e ka konfirmuar aksionin, duke thënë se nuk mund të japë informacione të tjera deri pas përfundimit të tij.

“Mund ta konfirmojë aksionin, por nuk mund të jap detaje në lidhje me numrin e të arrestuarve. Zyra për Informim ende nuk i ka informacionet e plota nga ky rast, porsa të përfundojë aksioni dhe të kemi informatat e plota nga kolegët, do ju njoftojmë lidhur me detajet”, tha Krasniqi, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë.

Pasditen e së premtes Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion të shtrirë në disa lokacione, përfshirë edhe Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.


MË SHUME NGA Lajme