MIT reagon për arrestimet, thotë se është e hapur për drejtësinë
BKT
Lajme

MIT reagon për arrestimet, thotë se është e hapur për drejtësinë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka thënë se është e hapur për drejtësinë.

Për aksionin, ku gjatë ditës, Policia e Kosovës ka arrestuar 23 persona nga Departamenti i Patentë Shoferë, nën akuzën për keqpërdorim të pozitës zyrtare, mashtrim dhe ryshfet, ka reaguar Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.

Reagimi i plotë: 

MIT e hapur për drejtësinë

Prishtinë, 5 korrik 2019

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka pranuar informatat për arrestimin e disa personave në njësinë e patentë shoferit në Prishtinë.

Me këtë rast, rikujtojmë se ministri Pal Lekaj në vazhdimësi ka theksuar vendosmërinë e tij për reformim të njësisë së patentë shoferit. Në synimin e tij për të ndalë keqpërdorimet e mundëshme në procesin e pajisjes me leje të vozitjes, dy ditë më parë, u finalizua edhe testimi elektronik “e-testimi” për patentë shofer, praktikë kjo për herë të parë në Kosovë.

Prandaj, Ministri Lekaj ripërsëritë se ministria që ai drejton është e hapur për organet e drejtësisë dhe pret që të ndjekin procesin deri në fund.


MË SHUME NGA Lajme