11:28 / 06.07.2019
Haradinaj: Beteja e Loxhës, kapitull i lavdishëm i luftës për liri
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj Ramush Haradinaj në 21 vjetorin e betejës së Loxhës, ka thënë se kjo betejë shënoi një kapitull të lavdishëm i luftës sonë për liri.
“Me betejen e Loxhës së Pejës, 21-vjet më parë u shënua një kapitull i lavdishëm i luftës sonë për liri. Duke kujtuar sot përpjekjet e paepura të luftëtarëve dhe vullnetin e madh për çlirim, përulemi me nderim para dëshmorëve që u përjetësuan në themelet e lirisë, Tahir Shala, Rrustem Bruqi, Enver Alaj, Lumni Surdulli e Xhavit Qufaj. Vepra e tyre na jep forcë e motiv që të punojmë edhe më shumë për realizimin e ëndrrës së tyre për një shtet të fortë dhe paqësor”, ka shkruar ai në Facebook.























