19:17 / 06.07.2019
Xhudistja Flaka Loxha, e artë në Sarajevë
Xhudistja e re, Flaka Loxha, ka arritur të sigurojë medaljen e artë në Kampionatin Evropian për Juniorë të mbajtur në Sarajevë.
Gjatë garës, në kategorinë deri në 57 kg, ajo u desh të luftonte edhe me garuesen serbe, Marica Perishiq, të cilën e mposhti në gjysmëfinale për të arritur finalen me garuesen holandeze, Shannon Van de Meeberg, të cilën e mposhti me Waza-ari për të siguruar medaljen e artë të kësaj gare.
Trajneri i saj, Driton Kuka, tha se Loxha mposhti në gjysmëfinale serben Perishiq “e cila ishte favorite e kësaj gare”.























