​Zbulohet data kur Griezmann do ti bashkohet Barcelonës
BKT
Sport

​Zbulohet data kur Griezmann do ti bashkohet Barcelonës

Antonie Griezmann do të zyrtarizohet në datën 14 korrik te Barcelona.

Është ky lajmi më i fundit që vjen nga "Mundo Deportivo" e cila bën me dije se Barcelona është gati të paguajë 120 milion euro, shkruan Albeu.com.

Katalanasit do të paguajnë shumën e plotë para datës 14 korrik, në mënyrë që Griezmann mos ti bashkohet stërvitjes me Atleticon për të shmangur kështu një situatë të turpshme, transmeton albeu.

Ndërkohë, që vetëm 2 ditë më parë Atletico doli me deklaratë zyrtare duke kërkuar që francezi ti bashkohet stërvitjes.