Mustafa-Lekajt: Merru me zyrtarë t’u që janë arrestuar për korrupsion
BKT
Lajme

Mustafa-Lekajt: Merru me zyrtarë t’u që janë arrestuar për korrupsion

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa në profilin e tij në Facebook i ka reaguar ministrit të Infrastrukturës Pal Lekaj, i cili për media ka kritikuar opozitën.

Mustafa ka thënë se Lekajt i bie më mirë të merret me zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës të cilët të premten janë arrestuar si të dyshuar për dhënien me para të patente shoferëve ndërsa aktualisht janë në Gjykatë ku pritet të vendoset masa e sigurisë ndaj tyre.

Postimi i Mustafës:

Ministri Lekaj, derisa po gjykohen rreth 20 zyrtarë të tij për korrupsion, e ka gjetur të merret me opozitën. Vërtetë, dikush po tallet me qytetarët! Veç jo opozita.  Ministri do të ishte më mirë të mendojë, si prind që është, se sa janë nga shoferët me leje të blera nga zyrtarët e tij, që po vrasin fëmijët tanë nëper rrugë. Dhe të ndjej përgjegjësi. E jo të tregojë sesi duhet të mbetet në pushtet. IM


MË SHUME NGA Lajme